Djali i Shkurte Fejzës, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së

Djali i Shkurte Fejzës, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së

Arbër Behluli, i cili është i biri i këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, është konfirmuar si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Behluli, me karrierë si diplomat, do të bartë numrin 24, në listën e 110 kandidatëve të PDK-së.

“Sot, për ndërtimin e një Kosove ma të mirë, listës tonë të kandidatëve për deputetë iu bashkua edhe diplomati Arbër Behluli. Mirë se vjen, Arbër!”, pati shkruar Krasniqi kur njoftoi për aderimin e tij. /Gazeta Enigma

Related Articles