Djali i Vuçiq prezent në manifestimet e Vidovdanit në Graçanicë

Djali i Vuçiq prezent në manifestimet e Vidovdanit në Graçanicë

Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është spikatur në Graçanicë.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.

I biri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është parë në Graçanicë, aty ku po mbahen festimet e “Vidovdanit” këtë vit, gjersa burimet tregojnë se i njëjti, kishte edhe sigurimin me të, njofton Dukagjini.

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo, me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

“Djemtë e Kosovës”, “Rrënjët e mia”, janë disa nga mbishkrimet në oborrin e manastirit.

Related Articles