“Djali jem tani je ardhë në katun tanin” – Moment emocionues i nënës së dëshmorit Bahri Gollopeni

“Djali jem tani je ardhë në katun tanin” – Moment emocionues i nënës së dëshmorit Bahri Gollopeni

Të shtunën e 23 gushtit në fshatin Dobërdelan të Suharekës, është zbuluar busti i dëshmorit Bahri Gollopeni, raporton gazeta “Enigma”.

Nëna e tij i emocionoi të pranishmit me disa fjalë prekëse drejt djalit të saj.

Në ceremoninë e organizuar, një moment tejet emocionues ishte përballja e nënës së tij me bustin e djalit, e cila me lot në sy iu drejtua duke i thënë: “Djali jem qitash je ardhë në katun tanin, në ven tanin”.

Zbulimi i bustit u bë nga familjarët e dëshmorit, gjenerali Enver Cikaqi dhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj. Po ashtu, Shtëpia e Kulturës në Dobërdelan, ku është vendosur busti, tashmë mban emrin e Bahri Gollopenit.

Related Articles