Djali në Deçan ushtron dhunë vazhdimisht ndaj nënës së moshuar, 81-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Djali në Deçan ushtron dhunë vazhdimisht ndaj nënës së moshuar, 81-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Një rast dhune ne familje ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit, ku një person dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij të moshuar.

Sinjali mëson se 81-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer telashet që po ia shkakton i biri.

Si rezultat i denoncimit, 47-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 45-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles