Në fshatin Shënvlash të Durrësit, dyshohet se djali ka vrarë babanë e tij më 13 gusht të muajit të kaluar, ndërkohë që m pas kufomën e futi në bunarin e shtëpisë, e më pas e kishte lajmëruar në polici si të zhdukur.
Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur. Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62 vjeçar Enver Balla, raporton TV Klan, përcjellë Gazeta Enigma.
Mësohet se Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.
Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pas një konflikti për shuma parash.
Më 23 shkurt të këtij viti, po në të njëjtin fshat u gjet i vrarë e i groposur 50-vjeçari Pëllumb Meta. Të arrestuar për ngjarjen e rëndë ishin 3 fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.