Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas djegies së dy zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ai e ka cilësuar si fatkeqësi këtë rast, derisa ka kërkuar që sa më parë, duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?
Gjoshi tutje ka shtuar se kjo ngjarje nuk është rastësi e vogël, derisa ka përmendur që ndodhi një ditë pas intervistimit të ministres Albulena Haxhiu nga prokuroria.
“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.