Djemtë e axhës bëhen “copa” për pronë në Llozicë të Malishevës, përfundojnë në spital e më pas në ndalim policor

Djemtë e axhës bëhen “copa” për pronë në Llozicë të Malishevës, përfundojnë në spital e më pas në ndalim policor

Një konflikt për çështje pronësore mes dy kushërinjve ka eskaluar dje në përleshje të ashpër fizike në fshatin Llozicë të Malishevës, duke bërë që të dy të përfundojnë fillimisht në spital e më pas në ndalim policor, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit mësojnë se dy të përfshirët, djem axhash, u përplasën pas një mosmarrëveshjeje për pronën. Debati verbal degradoi në dhunë fizike, ku të dy i shkaktuan lëndime njëri-tjetrit.

Për shkak të lëndimeve të marra, të dy u dërguan për trajtim mjekësor. Pas përfundimit të trajtimit, ata u shoqëruan në stacion policor, ku u intervistuan nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dy personat janë ndaluar, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në përleshjen mes familjarëve.

Related Articles