Një telefonatë për dhunë në familje, policia pranoi të martën nga Dobidoli i Rahovecit.
Tre vëllezër, pas një mosmarrëveshje e kishin lidhur me litar babain e tyre, ndaj të cilit dyshohet se ushtruan edhe dhunë, dhe më pas lajmëruan vet organet e rendit.
Viktima, mori tretman në Spitalin e Gjakovës. Në trup, atij nuk iu vërejtën shenja tjera dhune, pos të atyre që i ishin shkaktuar nga lidhja me litarë.
Megjithatë, një familjar i të përfshirëve në këtë rast, i tha Klanit se babai ishte ai që kishte tentuat të sulmojë djemtë.
Tre vëllezërit u ndaluan nga policia për 48 orë. Atyre në arrest me të njëjtën masë e për të njëjtën vepër iu bashkua edhe babai, të mërkurën.
Atë e arrestuan organet e rendit, pasi gruaja dhe reja e tij e denoncuan në polici.