Fjalimi që Vladimir Putin mbajti është parë me sy shumë kritik nga kritikët, të cilët kanë analizuar të folurën e presidentit të Rusisë. Sipas tyre fjalimi i tij ishte një paralajmërim për një konflikt global të Luftës së Tretë Botërore, ku nuk munguan kërcënimet bërthamore.
Putin përdori gjuhë të ashpër duke akuzuar Perëndimin për ndihmën ushtarake që po i jepte Ukrainës, por mbi të gjitha justifikoi pushtimin ndaj tyre.
“Janë ata që kanë nisur luftës dhe ne po përdorim forcën për t’i dhënë fund”, u shpreh Putin.
Eksperti për çështjet e sigurisë që prekin Rusinë, Keir Giles u shpreh për “The Mirror” se kërcënimet e kreut të Kremlinit për të përdorur armë bërthamore ishin më të zbehta krahasuar me ato që janë dëgjuar më parë.
“Është një mesazh i koduar që synon edhe një herë të pengojë mbështetësit perëndimorë nga dhënia e mbështetjes thelbësore për fitoren e luftës për Ukrainën që i duhet për ta çuar luftën në përfundim.Gjuha e tij rrethrrotulluese mbështetej në frazat kryesore nga doktrina ushtarake ruse për të kërcënuar indirekt me pasoja bërthamore nëse Rusia mposhtet në Ukrainë.”, tha ai.