“Do të jetë dhëndër Shqipërie” – Zëvendësja e Ramës zbulon detaje private të Liburn Aliut

“Do të jetë dhëndër Shqipërie” – Zëvendësja e Ramës zbulon detaje private të Liburn Aliut

Në një konferencë zyrtare të mbajtur sot në Tiranë, për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri një deklaratë që mes rreshtave konfirmoi një detaj që përflitej.

Gjatë fjalës së saj, Balluku, përveç vlerësimit për aftësitë profesionale të ish-ministrit të Kosovës, shtoi me humor: “E kemi edhe dhëndër Shqipërie,” — duke nënkuptuar lidhjen e tij në Shqipëri.

“Ai (Aliu) më tha që kam vendosur të dalë nga politika e të vij të jetojë në Shqipëri, duhet ta dini që (Liburni) do jetë dhëndër Shqipërie. Kështu që më shumë anon këndej, nga qytetari shqiptar tashmë, se sa nga ai i Kosovës. Megjithatë, porti është i Shqipërisë, i Kosovës, e i gjithë shqiptarëve”, theksoi Balluku.

Aliu ka vite që është divorcuar me ish-bashkëshorten e tij Lumnije Zeka.

Related Articles