Në Beograd prej 1 deri më 4 shtator 2022 do të mbahet panairi i parë ndërkombëtar për verë “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” i cili organizohet nën patronatin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.
Panairi “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” në një vend do t’i tubojë mjeshtrit në prodhimin e verërave më të mira dhe do ta promovojë Ballkanin si destinacion turistik, gjeografinë e tij dhe pasurinë e llojeve të verërave, njofton agjencia e lajmeve MIA.
Në kuadër të manifestimit të përmendur në Panairin e Beogradit pritet të marrin pjesë mbi 332 ekspozues nga 22 vende. Do të prezantohen 160 ekspozues nga Serbia, 26 nga Shqipëria, përderisa 47 ekspozues do të vijnë nga Maqedonia e Veriut. Krahas vendeve-anëtare të Ballkanit të Hapur, priten ekspozues edhe nga Kroacia, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe vende të tjera.
“Vizioni i verës në Ballkanin e hapur” solemnisht do të hapet më 1 shtator nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, ndërsa për më 2 shtator është planifikuar edhe samit i liderëve.
Gjatë Panairit, vizituesit do të kenë mundësi të shohin salla të ndryshme të definuara tematike dhe do të mund të edukohen dhe të mësojnë gjithçka që dëshirojnë të dinë për historinë dhe prejardhjen e verës, procesin e prodhimit, llojet e verërave, konsumimin dhe t’i shijojnë dhe të blejnë disa nga verërat më të mira në rajonin e Ballkanit dhe botës.
Pjesë përbërëse e “Vizionit të verës në Ballkanin e Hapur” do të jenë takimet afariste të ekspozuesve të verërave, përfaqësues të zinxhirëve kryesorë tregtarë dhe përfaqësues të industrisë HORECA. Ajo gjithashtu do të jetë mundësi për të gjithë ekspozuesit që plotësisht ta përmirësojnë bashkëpunimin, t’i ndërlidhin industritë rajonale të verërave dhe të ngjashme, si dhe t’i përforcojnë partneritetet afariste dhe kontaktet. Plotësisht, gjatë Vizionit të verës në Ballkanin e Hapur do të mbahet edhe Panairi i ushqimit në të cilin do të prezantohen të gjitha specialitetet më të njohura gastronomike nga kjo pjesë e Evropës.
Gjatë ngjarjes katërditore do të organizohet vlerësim ndërkombëtar i verës “Ballkani i Hapur-trofeu i verës”. Verërat do t’i vlerësojnë 25 arbitra ndërkombëtarë të verës nga e mbarë bota, ndërsa mes tyre do të ketë madje pesë bartës të titullit “Master of Wine” q[ë është titulli më prestigjioz i verës në botë.
“Ballkani i Hapur” është nismë ekonomike dhe politike e bazuar në vlera të bashkimit Evropian, në të cilën bëjnë pjesë tre vende – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ideja e kësaj nisme është të sigurojë mundësi më të mëdha dhe më të mira për tregti, këmbim të punëtorëve, studentëve dhe njohurive, si dhe nxitje të integrimit të mëtutjeshëm në BE, duke e promovuar me atë rast kulturën dhe traditën e tre vendeve.