Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar në Romë pronarin e platformës X dhe SpaceX Tesla, Elon Musk.
Miliarderi, ashtu si edhe Rama, ndodhen në Romë me ftesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Rama ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar me Musk që rrethohet nga kameramanë dhe simpatizantë të shumtë.
“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi.
Gjatë bisedës Musk ka shprehur dëshirë e tij për të vizituar Shqipërinë dhe kryeministri Rama i ka garantuar se nuk do të pendohet për vizitën e tij.
“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!” tha Musk.
“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh” ia ktheu Rama.