“Do të paguajmë sigurimet për nënat e papuna me mbi tre fëmijë”

“Do të paguajmë sigurimet për nënat e papuna me mbi tre fëmijë”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore e realizoi në Dimal të Beratit.

Para të pranishmëve, ai ka folur për pensionet, taksat, dhe pabarazinë gjinore, që sipas tij, kanë shënuar përmirësim me qeverisjen e tij.

“Pensioni mesatar, ishte 111, sot është 300 euro. E rëndësishme është që në Shqipërinë 2030 do të jetë 400 euro pensioni mesatar dhe 200 euro pensioni minimal. Një pikë tjetër është taksimi, një pikë e rëndësishme sepse kemi çliruar nga taksat qoftë punonjësit qoftë bizneset e vogla”.

“Siç e kemi premtuar kështu do të qëndrojë deri në 2029, nuk do të vëmë asnjë taksë tek biznesi i vogël. Nga heqja e këtyre taksave janë 66 milionë euro që i janë kursyer njerëzve, që deri kur morëm detyrën, këto para i merrte shteti. Pabarazia gjinore në Shqipëri, ishim vendi i 83-të në botë për pabarazi, sot jemi në vendin e 23-të, marrë parasysh kjo nga klasifikimi i OKB-së”, tha Rama, sipas EuronewsAlbania.

Ndër tjera, Rama u shpreh: “Për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë, kemi marrë një nismë, që qeveria t’ua paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Related Articles