Do të punohet në ujësjellës, këto zona të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë

Do të punohet në ujësjellës, këto zona të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë

Punimet për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit, që do të mbahen nesër, do të ndalojnë furnizimin me ujë përkohësisht në disa zona të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Sipas Mjekut, punimet do të realizohen në lagjën 038.

“Do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te Hotel Emerald” njoftoi Mjeku.

Related Articles