Ambasadorja e re e Kosovës në Portugali, Edona Maloku, deklarohet pas detyrës që iu dha nga Presidentja Osmani, raporton Gazeta “Enigma”.
Maloku është shprehur e emocionuar dhe e nderuar thellësisht për detyrën e re që i është dhënë.
Në profilin e saj në platformën X, ajo e ka shpërndarë postimin e presidentes Vjosa Osmani, e cila e ndau lajmin për emërimin e Malokut.
“Ky emërim është një privilegj i jashtëzakonshëm dhe unë kam energji të punoj drejt thellimit të lidhjes midis kombeve tona”, ka shkruar Maloku. /Gazeta Enigma/