Dobra: Me projektligjin e ri ulet pabarazia në paga

Dobra: Me projektligjin e ri ulet pabarazia në paga

Derisa greva e SBASHK-ut dhe punëtorëve të Administratës Publike ka hyrë në javën e tretë, qeveria ka publikuar projektligjin për pagat, që është vënë në diskutim publik.

Kështu , zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, lidhur me këtë projektligj njoftoi se ka më se dy javë ditë që janë zhvilluar konsultime paraprake e tani janë në dispozicion edhe tri javë të tjera që qytetarët të shprehin komentet, sugjerimet e tyre mbi këtë çështje.

“Kemi pasur disa komente gjatë konsultimeve paraprake, të cilat janë shqyrtuar me shumë kujdes nga zyrtarët tanë, që janë reflektuar disa nga ato komente mbi ligjin e tash kemi edhe 3 javë të tjera në mënyrë që, kudo që mund të këtë ndonjë lëshim, të përmirësohet dhe të rregullohet sa më mirë që është e mundshme, që ligji në fjalë të fillojë të procedohet sa më shpejtë”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra, në RTK.

Tutje, ai vuri në dukje se nga ky projektligj përjashtohen BQK, AKI.

“Deri më tani çështja e pagave rregulloheshin me akte nënligjore, pra një paradoks më vete, sepse kishim një diferencë të theksuar me pagat, ku raporti mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë ishte 20 fish diferencë. Tani raporti mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë kemi diferencë pesë fish, që i bie se është ulur pabarazia në paga”, shtoi më tej Dobra.

Ndërkaq, se si janë reagimet e qytetarëve ndaj këtij projektligji, zëvendësministri Dobra theksoi se “nga ky ligj mund të ketë reagime të ndryshme , qoftë pozitive, qoftë negative, ngase prek interesin personal., ndonëse nuk dihet koeficienti i pagës”.

Related Articles