Dodik arratiset nga Bosnja, Policia kufitare del me njoftim

Dodik arratiset nga Bosnja, Policia kufitare del me njoftim

Policia kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës ka nisur një hetim për të zbuluar si Millorad Dodik, lideri serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, arriti të kalonte kufirin dhe të shkonte në Serbi, pavarësisht se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti.

Ky incident ka ngritur shumë pyetje në lidhje me mënyrën se si ndodhi kjo, raporton 4sata.hr.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kishte urdhëruar paraburgimin dhe kishte lëshuar një urdhër-arresti për Dodikun, kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviq, dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, pasi ata refuzuan t’i përgjigjen thirrjeve nga Prokuroria e Bosnjës për hetime penale.

Fletë-arresti për Dodikun dhe dy të tjerët është ende në fuqi në të gjithë territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe i kërkon policisë që t’i ndalojë ata dhe t’ua dorëzojë autoriteteve gjyqësore. Kjo përfshin edhe policinë kufitare, e cila zakonisht ndalon persona të kërkuar gjatë kalimeve kufitare.

Megjithatë, Dodik ka arritur të kalojë kufirin dhe të shkojë në Serbi pa probleme, ku mori pjesë në një tubim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij incidenti, shumë njerëz po pyesin se si ishte e mundur që ai të kalonte kufirin pa u arrestuar.

Related Articles