Dodik: Deri në fund të muajit do t’ua dërgojmë marrëveshjen për shkëputje partnerëve në BeH

Dodik: Deri në fund të muajit do t’ua dërgojmë marrëveshjen për shkëputje partnerëve në BeH

Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska, njoftoi se deri në fund të muajit do t’u dërgojë partnerëve nga Federata e BeH një marrëveshje për shkëputjen.

Pavarësisht paralajmërimeve të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht Ambasadës Amerikane, e cila tha se shpërbërja do të thotë fundi për Bosnjën dhe Hercegovinën më të vogël. Dodik nuk heq dorë nga ideja e tij.

“Ne do të jemi në organet e Bosnjë-Hercegovinës, por do të marrim vendime vetëm në interesin tonë. E meqë nuk ka vendime në interesin tonë, vështirë se do të marrim vendime, tha Dodik, duke shtuar se marrëveshja do të dërgohet deri në fund të muajit”.

Ai thotë se kolegët e tij nga Sarajeva mendojnë se janë të fuqishëm sepse janë të preferuarit e Amerikës.

“Por ata nuk e dinë se ka ndryshuar raporti i fuqisë në botë”, tha ai./RTRS

Related Articles