Dodik: Nuk do ta respektoj vendimin, mbetem president i Republikës Serbe

Dodik: Nuk do ta respektoj vendimin, mbetem president i Republikës Serbe

Milorad Dodik, të cilit dje iu hoq mandati si president i Republikës Serbe, ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin dhe do të mbetet president i atij entiteti të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Unë nuk do ta respektoj atë. Do ta respektoj vullnetin e popullit serb. Ju ishit arrogant dhe prisni që unë të jem i nënshtruar. Nuk do të jem. Unë jam president i Republikës Serbe, dhe ju shkruani çfarë të doni. Unë u zgjodha nga populli, nuk do të zëvendësohem nga një qeveri e huaj”, njoftoi Dodik në rrjetin social X.

Ai shtoi se ata që morën vendimin “nuk e respektuan Kushtetutën e BeH, Kushtetutën e RS, ligjin” dhe siç deklaroi ai, “duhet të respektojë mungesën e respektit të tyre për gjithçka”.

“Ju keni rrugën tuaj, ne do të kemi rrugën tonë. Shpresoj që rrugët tona të mos kryqëzohen”, përfundoi Dodik.

Dhoma e Apelit e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dje hodhi poshtë ankesën e Dodikut kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (CIK), i cili i hoqi atij mandatin si president i Republikës Serbe pas shpalljes së vendimit gjyqësor.

Pas vendimit të Dhomës së Apelit të Gjykatës së BeH, Dodiku zyrtarisht nuk është më në detyrë si president i RS-së.

Related Articles