Dogana e Kosovës ka arrestuar dy persona – pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit – të cilët dyshohen se kanë kryer shmangie nga detyrimet doganore dhe heqje dhe dëmtimi i vulave zyrtare dhe dëmtimi i plombave zyrtare.
“Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ata i kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta. Në mënyrë të veçantë dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.