Dogana e Kosovës gjen një armë dhe 100 fishekë në një kamion në Vërmicë

Dogana e Kosovës gjen një armë dhe 100 fishekë në një kamion në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, gjatë një kontrolli të detajuar në një kamion me ngarkesë komerciale, është zbuluar një armë zjarri dhe municion.

Sipas njoftimit, Njësitet Antikontrabandë, në bashkëpunim me zyrtarët e shiqimit të Doganës, kanë kontrolluar edhe kabinën e kamionit, ku kanë hasur një pistoletë të tipit 9 mm dhe 100 copë fishekë.

Pas zbulimit, rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejshme.

Related Articles