Dogana kap barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private në Ferizaj: Ruheshin në kushte të mjerueshme

Dogana kap barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private në Ferizaj: Ruheshin në kushte të mjerueshme

Dogana e Kosovës, saktësisht Njësitet Antikontrabandë, ka kryer sot një aksion në dy barnatore dhe dy banesa në Ferizaj, pas pranimit të informacioneve nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit është hasur një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga vende të ndryshme, të cilat ishin të strehuara në kushte të mjerueshme, duke rrezikuar kështu drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve.

“Për këto gjetje është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe, me urdhër të Prokurorit, nga zyrtarët e Hetuesisë së Doganës së Kosovës është duke u intervistuar pronari i barnatoreve. Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related Articles