Dogana kap mbathje sportive Nike dhe Adidas duke i futur ilegalisht në Kosovë

Dogana kap mbathje sportive Nike dhe Adidas duke i futur ilegalisht në Kosovë

Dogana dhe Policia e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë ndaluar një veturë në rrugën Preshevë – Gjilan, e cila po transportonte mbathje sportive, pa prejardhje – faturë, shkruan Gazeta Enigma.

Nga njësitet e lartpërmendura është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia.

Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar me rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: Nike, Adidas, Air Jordan etj.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe iOs, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Related Articles