Dogana konfiskon 6.1 kg ari pa dokumente në Pejë (FOTO)

Dogana konfiskon 6.1 kg ari pa dokumente në Pejë (FOTO)

Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar rreth 6.1 kilogram ari pa mbulesë dokumentare, në Pejë.

Sipas një njoftimi thuhet se në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës, në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë  vazhduar me kontrollimin në argjendarinë  në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.

Tutje në njoftim thuhet se njësiti i Doganës ka ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti  janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës.

“Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe më pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1  kg ari i përpunuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje në njoftim bëhet e ditur se Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontroll në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Related Articles