Dogana largon nga puna pesë zyrtarë dhe degradon dy të tjerë

Dogana largon nga puna pesë zyrtarë dhe degradon dy të tjerë

Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë për shkelje të kodit të etikës, shkruan Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se hetimi identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, arsye që çoi deri në këto veprime.

“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie. Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent. ”, thuhet në njoftim.

Related Articles