Dogana parandalon futjen e veshjeve sportive fallso që shiteshin si origjinale

Dogana parandalon futjen e veshjeve sportive fallso që shiteshin si origjinale

Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara, gjatë kontrolleve të rregullta.

Këto produkte ishin të maskuara si artikuj pa markë, por me pak ndërhyrje mund të shndërroheshin në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme. 

Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa Dogana mbetet e përkushtuar në ndalimin e produkteve të paligjshme. 

Qytetarët ftohen të raportojnë çdo dyshim në 📞 0800 50 095.

Related Articles