Makfire Hyseni, nuk ka ndërruar kurrë më me qejf dollarët me euro.
Prej se jeton në Amerikë që 20 vjet, është hera e parë që gjatë pushimeve në Kosovë, në këmbimore ajo merr shumën e njëjtë me atë që jep.
Dy valutat, aktualisht janë të barabarta në bursë.
Pothuajse sa euro, tash është edhe franka zvicerane. Kjo ka gëzuar ata që pranojnë këtë valutë nga familjarët që u jetojnë në shtetin helvetik.
Një situatë e tillë, mbahet mend më 2002.