Donika Gërvalla insiston në votimin e fshehtë

Donika Gërvalla insiston në votimin e fshehtë

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka theksuar se votimi i fshehtë është i përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Ajo e ka cilësuar këtë mekanizëm si mënyrën më të përshtatshme për të tejkaluar bllokadën që, sipas saj, po e shkakton opozita për të dhjetën herë, duke penguar formimin e qeverisë.

Gërvalla ka akuzuar opozitën për mungesë të një marrëveshjeje të brendshme dhe për përpjekje të qëllimshme për ta zgjatur ngërçin politik.

Sipas saj, kjo strategji mund të jetë e motivuar nga pritshmëritë për ndonjë ndërhyrje të jashtme që do të ndikonte në proceset e brendshme politike.

“Ne tani do të vazhdojmë me takimin grupit parlamentar, do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Votimi i fshehtë është i paraparë edhe me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, dhe më duket mënyrë shumë mirë për ta kaluar këtë bllokadë të vazhdueshme opozita sot për të dhjetën herë. Vota e hapur e provuam nuk e morëm do të sepse si duhet opozita nuk ka arritur marrëveshje mes vete për krijimin e qeverisë, në raste siç supozojnë ata Kurti nuk do ta arrite ta bënte qeverinë. Janë të interesuar që ta zgjasin ngërçin sigurt presin nga një ndihmë nga jashtë sepse tjetër shpjegim nuk ka”, ka theksuar ajo./GazetaEnigma/

Related Articles