Donjeta Sadiku e teta në renditjen botërore

Donjeta Sadiku e teta në renditjen botërore

Donjeta Sadiku aktualisht renditet e teta në renditjen botërore të kategorisë së lehtë në boksin amator.

Ajo vikendin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në kampionatin Evropian që u zhvillua në Budva, madje në gjysmëfinale u përball me kampionen olimpike, irlandezen Kellie Harrington, e cila aktualisht është e para në këtë renditje.

E treta e Evropës për momentin, të dielën ishte në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ku u ankua se nuk po përkrahet nga institucionet, ndërsa theksoi se stërvitet në një sallë që as për së afërmi nuk i plotëson kushtet. 

Related Articles