Dorëheqja e kreut të degës së VV-së në Podujevë, reagon Bulliqi

Dorëheqja e kreut të degës së VV-së në Podujevë, reagon Bulliqi

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pasi Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës të LVV-së në këtë komunë.

Bulliqi ka pohuar që së bashku me Ajetin kanë korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.

“Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës. Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor. Unë sot shpreh falënderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë”, thotë ai.

Bulliqi ka shtuar tutje se “sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles