Pas dorëheqjes së kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtares së Bordit, Arta Berisha, ka reaguar misioni i OSBE-së.
Siç deklarojnë, OSBE ka shprehur mirënjohje për shërbimin dhe përkushtimin e treguar nga Boletini dhe Berisha në shërbimin e transmetuesit publik.
“Misioni respekton vendimet e tyre, të cilat janë marrë në interes të ruajtjes së standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe mbrojtjes së integritetit të medias publike,” thuhet në deklaratë.
OSBE-ja gjithashtu ka theksuar rëndësinë që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që bordi të bëhet funksional.
“Për më tepër, emërimi i anëtarëve të rinj të bordit dhe i Drejtorit të Përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartësisht në meritë”, thotë OSBE. /Gazeta Enigma
Dorëheqjet nga Bordi i RTK-së, reagon OSBE
