87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Policinë e Kosovës në vitin që po lëmë pas.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili në një konferencë për media tha se këtë vit ka pasur një rritje të vogël të dorëheqjes.
“Një prej sfidave është edhe ripërtërija e policisë së Kosovës, dihet se e kemi një moshë goxha të shtyrë të policisë, përveç moshës edhe ruajtja e kuadrove të veçanta sepse tregu sot është goxha i hapur dhe ofron kushte shumë më të mira sesa brenda policisë dhe do të synojmë që cilat janë ato mundësi që të ruajmë kuadrot e veçanta brena policisë me qëllim që mos ta braktisin policinë e Kosovës. Sivjet kemi pasur minus 87 zyrtarë policorë dorëheqje, vitin e kaluar minus 50… kemi pasur një rritje të vogël të dorëheqjes gjë që është një trend që ka vazhduar brenda për brenda policisë së Kosovës”, tha Hoxha.
Ndërprerje të marrëdhënies së punës janë – 28, zyrtar policorë të pensionuar janë -145, zyrtar policorë të vdekur janë -24 dhe një zyrtar policor i rënë në detyrë.