Ministri i Drejtësisë Nick Hækkerup, ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën për 300 qeli me qira në burgun e Gjilanit, raportojnë mediat daneze, përcjellë Gazeta Enigma.
Kjo marrëveshje mes Danimarkës dhe Kosovës, u arrit më 26 prill.
Sipas mediumit danez “Altinget”, kjo marrëveshje u kritikua nga disa organizata të fëmijëve ku sipas tyre ajo mund t’i shkelë të drejtat e njeriut.
Organizatat kanë theksuar se mundësia që fëmijët t’i vizitojnë prindërit e tyre të transferuar në burgjet e Kosovës mund të komplikohet aq shumë sa mund të jetë në shkelje të të drejtave të njeriut.
Kjo marrëveshje rrezikon t’i dëmtojë fëmijët pasi që fëmijët dëshirojnë të takojnë prindërit e tyre por largësia mund të parqes një kosto të papërballueshme, ku si pasojë e kësaj rrezikojnë ta humbasin marrëdhënien me prindërit e tyre, shkruan “Altinget”.
Ish-ministri Drejtësisë, Nick Hækkerup, lajmin për dorëheqje e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i cili ka njoftuar se nga nga 1 qershori, ish-politikani i njohur social-demokrat në Danimarkë do të jetë drejtor i Shoqatës së Birrëbërësve.
Marrëveshjën me Kosovën, tani do të jetë në dorë të ministrit të ri, Mattias Tesfaye.
Këtë marrëveshje e ka lavdëruar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Një marrëveshje e tillë e fuqizon bashkëpunimin dhe po ashtu kemi marrë zotimet nga Danimarka që do të na ndihmojnë në secilën pengesë apo barrikadë që ne e kemi si shtet në anëtarësime në mekanizma të ndryshëm, qoftë në çështjen e liberalizimit të vizave”, ishte shprehur Haxhiu.
Sipas ish-ministrit danez marrëveshja siguron që kriminelët e deportuar nga Danimarka të mbahen në Kosovë në burgje që i plotësojnë standardet daneze, ku i përzgjedhuri ka qenë ai i qytetit të Gjilanit.
Marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamentet e Danimarkës dhe të Kosovës. Dhe pritet që nga kjo marrëveshje Kosova për 10 vjet pritet të përfitojë 60 milionë euro investime në energji të ripërtërishme dhe 150 milionë euro për nevojat tjera të vendit./GAZETAENIGMA/