O.Zh. është dorëzuar sot në polici.
Ai dyshohet se më 12 shtator, në Gllamnik të Podujevës, e ka vrarë me thikë një 22-vjeçar.
25-vjeçari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Pas një pune intensive hetimore, policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh., mashkull 25-vjeçar, sot të dorëzohet në polici”.
Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klankosova.tv.
Bashkangjitur e gjeni raportimin e gazetares Qëndresa Tërshani.