Zef Ademaj, personi që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Blerim dhe Haxhi Islamaj në Gjakovë, është dorëzuar në Polici.
Ademaj, ishte shpallur në kërkim policor si i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë, i cili kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë). Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot me datë 14.07.2023, është vet dorëzuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.