Dorëzohet në polici perosni që dyshohet se e theri për vdekje 14-vjeçarin në Prishtinë

Është dorëzuar në polici 15-vjeçari me inicialet E.V., i cili dyshohet se e theri për vdekje 14-vjeçarin Rijad Hyseni.

Atij i është sekuestruar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Personi i dyshuar E.V., mashkull 15 vjeç, është dorëzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor. Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, njofton Policia e Kosovës.

/Gazeta Enigma/

Related Articles