Dortmundi triumfon lehtësisht ndaj Herthas

Dortmundi triumfon lehtësisht ndaj Herthas

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore 4-1 ndaj Hertha Berlinit në kuadër të javës së 21-të në Bundesliga.

Pas 27 minutash, Karim Adeyemi kaloi vendasit në epërsi me një asistim nga Marco Reues.

Për 2-0 u përkujdes Donyell Malen (32’), që pranoi një asistim nga Adeyemi, e me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Hertha Berlinin, që ngushtoi epërsinë e Dortmundit në 2-1.

Ishte Lucas Tousart që shënoi në minutën e 47-të, me një asistim të Serdar.

Por, për të thelluar epërsinë e Dortmundit u përkujdes Reus, që shënoi në minutën e 76-të.

Verdhezinjtë nuk u ndalën me kaq, dhe realizuan për 4-1 në minutën e 90-të me anë të Julian Brandt.

Pas javës së 21-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 43 pikë, aq sa ka edhe Bayern Munichu që është lider, ndërsa në xhiron e 22-të, do të takohen me Hoffenheimin.

Related Articles