Douglas Costa transferohet në LA Galaxy

Douglas Costa transferohet në LA Galaxy

Ekipi amerikan LA Galaxy ka njoftuar se Douglas Costa është lojtari më i ri i tyre, ku vjen si huazim gjashtëmujore nga skuadra braziliane Gremio. Pas përfundimit të huazimit, Costa do të nënshkruajë për LA Galaxy deri në fund të vitit 2023.

31-vjeçari bashkohet me LA Galaxy pas 400 paraqitje profesionale dhe 21 trofe të fituar në ligat kryesore të Brazilit, Gjermanisë, Italisë dhe Ukrainës.

“Douglas është një lojtar i klasit botëror dhe një kampion i dëshmuar në nivelin më të lartë. Kapaciteti i tij për të krijuar dhe përfunduar do të shtojë një nivel tjetër në sulmin tonë”.

Ne jemi të ngazëllyer që e integrojmë atë në skuadër ndërsa po shkojmë drejt fillimit të sezonit”, ka thënë trajneri i LA Galaxy, Greg Vanney.

Costa në Evropë ka luajtur për klube si Shakhtar Donetsk, Bayern Munich dhe Juventus. /GazetaEnigma/

Related Articles