Draft-raporti i Progresit: Sfidat e mediave në Kosovë përfshijnë tentativat për kontroll dhe mungesën e transparencës financiare

Draft-raporti i Progresit: Sfidat e mediave në Kosovë përfshijnë tentativat për kontroll dhe mungesën e transparencës financiare

Në draftin e raportit të progresit, pritet të theksohet se, megjithëse Kosova gëzon pluralizëm në media, ajo përballet me sfida të mëdha lidhur me transparencën dhe qëndrueshmërinë financiare.

Thuhet se të dhënat mbi pronësinë dhe financimin e mediave janë të pamjaftueshme, duke lënë hapësirë për dyshime.

Një nga fushat ku Kosova pritet të marrë vlerësime të dobëta në raportin e Komisionit Evropian është sektori i mediave. Drafti, që pritet të miratohet të mërkurën në Bruksel, sugjeron se vendi ka bërë vetëm një “progres të limituar.”

Raporti gjithashtu parashikon se do të evidentohen përpjekjet për të ushtruar kontroll mbi mediat, një fenomen që rrezikon pluralizmin dhe lirinë e shprehjes në vend.

Në raport, sipas draftit, pritet të konstatohet se Kosova “ka dështuar që të reflektojë mbi shumicën e rekomandimeve që ka dhënë Komisioni Evropian”.

Edhe vlerësimi për „progres të limituar“, që është nota më e dobët pas asaj se “nuk ka pasur progres” është më shumë për shkak të punës së përmirësuar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Raporti i progresit përmend gjendjen problematike në RTK. Ky transmetues publik thuhet se “po përballet me jo stabilitet për shkak të dorëheqjeve të numërta të menaxherëve dhe anëtarëve të bordit”. Kërkohet që me urgjencë të adresohen shqetësimet lidhur me  përgjegjësinë dhe pavarësinë editoriale.

Në draftin e raportit të progresit pritet të thuhet se në Kosovë ka një pluralizëm të mediave por ka mungesë të transparencës dhe qëndrueshmërisë financiare. Thuhet po ashtu se të dhënat për  pronësinë e mediave dhe financimin e tyre janë të pamjaftueshme.

Sa i përket sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë dokumenti thotë se këtyre sulmeve u është kushtuar “kujdes i duhur” nga ana e policisë dhe prokurorisë por mbetet ende një nivel i pandëshkueshmërisë. Problem i veçantë është gjendje komplekse në veri ku ka vështirësi për hetime të rasteve. Mediat në veri, por edhe organizatat e shoqërisë civile, përballen me presion dhe me vetëcensurë.  

Komisioni Evropian konstaton se Kosova nuk i ka përmbushur rekomandimet e Komisionit Evropian nga viti i kaluar dhe ato mbeten të vlefshme.

Nga autoritet e Kosovës kërkohet që në vitin në vijim të përmirësojë kapacitetet prokuroriale dhe gjyqësore për procesimin e rasteve që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes. Të përpilohet një protokoll për trajnimin dhe mbrojtjen e gazetarëve, përfshirë edhe përmes alarmimit të hershëm dhe mekanizmit të reagimit të shpejtë, të përmirësohen kushtet e punës për gazetarë dhe punëtorë të mediave dhe të forcohet profesionalizimi i raportimit.

Kërkohet që të sigurohet implementimi i një ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, në përputhje të plotë me trashëgimin ligjore të BE-së dhe me standardet evropiane.

Kosovës i rekomandohet që ta rishqyrtoi ligjin për Radio Televizionin e Kosovës në mënyrë që të sigurohet financimi i qëndrueshëm dhe të ruhet pavarësia e RTK-së./KOHA/

Related Articles