I është caktuar një muaj paraburgim 30-vjeçarit, i cili dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Restelicë të Dragashit.
Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se është urdhëruar ekzaminimi psikiatrik për të dyshuarin.
Ky ekzaminim duhet të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.
“Pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Prizren dhe gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
