Në një intervistë për “The Geopost,” diplomati serb, Vuk Drashkoviq, propozon se për të konfrontuar me të vërtetën, Serbia duhet të hapë dosjet sekrete të shërbimit të njohur si UDBA.
Ai argumenton se sanksionet ekonomike dhe politike ndaj Serbisë nuk do të ndikojnë ndryshe në qeverinë dhe regjimin serb, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme.
“Të kërkosh përfundimisht që Serbia të përballet me të vërtetën dhe nuk mund të përballet me të vërtetën pa hapur dosjet sekrete të UDBA-së…”.
“Nëse ka të tilla (sanksione), do të jenë shumë sipërfaqësore dhe simbolike, qeveria dhe regjimi as që do të shqetësohen”, thotë Drashkoviq, për sanksionet e paralajmëruara ndaj Serbisë për shkak të sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit, më 24 shtator.
Në këtë intervistë, ai shpjegon se njerëzit në Serbi janë pengje të UDBA-së dhe se “hidra e tmerrshme që është fjalë për fjalë në çdo pore të jetës në Serbi”, dhe se atje ka shumë njerëz që janë pro luftës dhe se janë që nga të dehurit në rrugë, shkrimtarë, këngëtarët e deri në sallonet e Akademisë së Shkencave.
Drashkoviq thekson se në mesin e elitës politike serbe ka një garë se kush i pëlqen më shumë Putini. E kur është fjala për qëndrimin e Perëndimit ndaj Serbisë, Drashkoviq thekson se nuk është vetëm qëndrimi i tyre ndaj Serbisë, por ndaj asaj që po ndodh në Bosnje dhe Mal të Zi.
“Në përgjithësi, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mendoj se Perëndimi është duke ndjekur fjalë për fjalë politikën e Neville Chamberlain të viteve 1936/1937, se politika e qetësimit, dmth”, ka shtuar ai.