Drejtori e akuzon minatorin se u lëndua qëllimisht, e largon nga puna

Drejtori e akuzon minatorin se u lëndua qëllimisht, e largon nga puna

Drejtori i njësisë së minierës së Trepçës në Marevc, Arben Ramadani, thotë se lëndimi i punëtorit Besnik Beqiri më 2013 ndodhi për shkak të pakujdesisë së tij në vendin e punës.

Punëtori aty gati sa nuk humbi dorën nga makineria përkatësisht tumborja, siç e quajnë minatorët, raporton Kiks Kosova.

Edhe pse Besniku akuzon drejtorinë e atëhershme se e detyroi të ndërronte pozitën nga punëtor i thjesht, në shembës të xehes, për të cilën nuk kishte njohuri edhe rreziqet që i sjellë, po ashtu shprehet se nuk kishte masa mbrojtëse.

Drejtori i tanishëm thotë se në këtë rast as ish drejtori, e as mbikëqyrësi i punëtorëve nuk ishin fajtorë për incidentin e ndodhur atë ditë.

Madje lëshohet në akuza se Besniku mund ta ketë pasur qëllim aksidentin që të përfitonte dëmshpërblim nga lëndimi.

Ramadani madje thotë se për të punuar në këtë pozitë nuk nevojitet as njohuri e as kualifikim deri sa insiston se punëtoret janë aty për tu bindur urdhrave të drejtorit.

Përkundër kësaj drejtori Ramadani thotë se më vonë “Trepça” e sistemoi Besnikun për mos ta lënë pa pagë, në pylltar në pozitë të cilën ky që një kohë të gjatë nuk ka ardhur në vendin e punës.

Për çka është detyruar të marrë masa për ta dërguar në komision disiplinor.

Besniku për këtë u arsyetua, se nuk mund të lajmërohet në punë për shkak të largësisë së pikës ku mbahen evidencat e lajmërimit në punë, por këtë e mohoi drejtori Ramadani.

Ai pohon se ky nuk është lajmëruar asnjëherë, e cila shihet edhe në librin për evidenca të punëtorëve të tij, Besniku nuk ishte lajmëruar asnjë ditë në gjithë shënimet e këtij dokumenti.

Ndërsa sa i përket pjesës së pretendimeve të Beqirit se kjo ndërmarrje publike po tenton të i hakmerret për shkak të padisë dhe kërkesave për kompensim material për lëndimin që mori në vend të punës.

Ndërmarrja publike “Trepça” është përgjigjur shkurt përmes emailit duke hequr barrën e obligimeve ndaj Besnik Beqirit me pretendimin se kompensimi i tij u bë nga kompania e sigurimeve,

Sidoqoftë historia e gjykimit, Besniku mbetet me shpresë së Gjykata e Apelit do ti njohë të drejtën e kompensimit të cilën po e pret prej 2013-ës. 

Related Articles