Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka folur për situatën e sulmuesit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.
Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit këtë verë, pasi portugezi kërkoi largimin nga Old Trafford.
Ylli portugez është lidhur me një mori klubesh të mëdha evropiane, por deri tani asnjë ofertë zyrtare apo asnjë transferim i materializuar.
Klubi i fundit që është lidhur me një transferim të Ronaldos është Dortmundi, ku thuhet se portugezi i është vet-ofruar.
Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Watzke ka sqaruar gjithë situatën rreth një transferimi të 37-vjeçarit në Bundesliga.
“Unë e dua Cristiano Ronaldon”, ka thënë fillimisht Watzke për Sky Sport News.
“Sigurisht që është një ide simpatike të shohësh Cristianon të luajë në Signal Iduna Park”.
“Por nuk ka asnjë kontakt fare mes palëve të përfshira. Nga ky këndvështrim, duhet të ndalet së foluri për të”, përfundoi drejtuesi i Dortmundit.