Gazmend Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka thënë gjatë raportimit në Komisionin për Siguri, se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë, raporton Gazeta Enigma.
Hoxha, ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor dhe se momentalisht është në bisedime me Ministrinë e Brendshme për këtë çështje.
“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit, jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, tha ai. /Gazeta Enigma