Drejtori i RTK-së implikon AKI-në në skandalin e “Slobodna Bosna”

Drejtori i RTK-së implikon AKI-në në skandalin e “Slobodna Bosna”

Drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) në skandalin e “Slobodna Bosna”.

Siç raporton “Paparaci” ai në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të RTK-së në 23 korrik, ka pranuar se lajmi i mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë Periskopit dhe Nacionales, ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Më 22 korrik, RTK-ja citonte një artikull të “Slobodna Bosna” që shkruante se Periskopi “është nën kontrollin e drejtpërdrejtë” të terroristit Milan Radoiçiq, dhe se së fundmi “është bërë” një transaksion miliona dollarësh te Nacionale.

Sipas Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme.

Ky seksion i AKI-së, thekson Gervalla, “ka bashkëpunuar rregullisht” me RTK-në.

Paparaci e ka siguruar audio-incizimin e plotë të mbledhjes, në të cilin Gërvalla ka pohuar se lajmi është përkthyer dhe botuar nga RTK-ja pas konsultimit me një zyrtar të AKI-së.

Më poshtë mund të ndiqni videon.

Related Articles