Drejtori sportiv i PSG humb nervat, shkon te pankina dhe iu bërtet lojtarëve

Drejtori sportiv i PSG humb nervat, shkon te pankina dhe iu bërtet lojtarëve

PSG fitoi sot me shumë mund ndaj Lille në shtëpi me rezultatin 4-3, me golin e Leo Messit në minutën e 95’të nga goditja e dënimit.

Megjithatë në këtë duel pati shumë skena interesante dhe jo aq të mira nga drejtuesit e lojtarët e PSG’së, që duket qartazi se atmosfera nuk është shumë e mirë, shkruan LIG Sport.

Teksa parisienët ishin duke humbur 2-3, në stol erdhi drejtori sportiv i klubit, Luis Ocampos – i cili filloi ta drejtonte ekipin, teksa aty ishte edhe trajneri, Galtier…

Më pas edhe Kylian Mbappe nuk dukej aq i lumtur me formacionin, teksa kërkonte ndryshime dhe fytyra e tij me gjestet tregonin se ai nuk është i kënaqur me lojën që skuadra e tij po aplikon.

Këto sjellje nuk janë aspak të mirëpritura tek kampi i PSG’së, pasi në vijim kanë ndeshje me rëndësi, e qetësia tek ta nuk duket e pranishme.

Related Articles