Drejtoria e Kulturës në Gjilan thotë se klubi i basketbollit Drita nuk është shuar

Drejtoria e Kulturës në Gjilan thotë se klubi i basketbollit Drita nuk është shuar

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, ka reaguar ndaj deklaratës së kapitenit të KB Drita, duke e cilësuar atë si një pretendim të pabazuar, rapoton Gazeta “Enigma”.

Drejtori i kësaj drejtorie, Kushtrim Zeqiri, përmes këtij reagimi ka theksuar se komuna që nga fillimi i mandatit të tyre ka ofruar ndihmë financiare ndaj tyre.

Sipas Zeqirit mbështetja financiare që i është ofruar KB Drita është shumë më e lartë se në vitet e mëparshme.

Komunikata e plotë:

Reagim nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqiri:

Klubi i basketbollit Drita nuk është shuar.

Ata që historikisht kanë keqmenaxhuar fondet publike dhe kanë lënë pas dore sportin, si dhe ata që njihen për trajtimin e dyshimtë të buxhetit publik, kanë përhapur edhe një herë pretendime të pabaza.

Le të shohim mbështetjen e ofruar për K.B. Drita që nga fillimi i mandatit tonë:
• 2022 – 5,600 €
• 2023 – 10,000 €
• 2024 – 8,000 €
23.600 € gjithsej për 3 vite!

Kjo ishte mbështetja në vitet para nesh:
• 2021 – 4,300 €
• 2020 – 0 €
• 2019 – 5,000 €
9300 € gjithsej për 3 vite!

Nën qeverisjen tonë, klubi i basketbollit Drita ka marrë mbështetje financiare rekord. Kryetari i komunës gjithashtu ka siguruar sponsorizim për klubin. Pjesëmarrja në gara është një çështje proceduriale dhe rregullohet nga rregulloret e brendshme të Federatës së Basketbollit dhe MKRS-së.

Së fundmi, për ata që pengojnë çdo projekt dhe çdo hap përpara të qytetit tonë:

MOS GËNJENI!

Related Articles