Drejtorit të Përgjithshëm të SKGJK-së i vazhdohet mandati edhe për pesë vjet

Drejtorit të Përgjithshëm të SKGJK-së i vazhdohet mandati edhe për pesë vjet

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e 293-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Fillimisht, drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkëlzen Maliqi, ka prezantuar para anëtarëve të KGJK-së raportin gjithëpërfshirës për periudhën pesëvjeçare, shtator 2017 – gusht 2022 si dhe vizionin për periudhën e ardhshme, shtator 2022 – gusht 2027, thuhet në njoftimin e KGjK-së.

Maliqi tha se ndjehet mirë në përgjithësi për punën që është bërë deri më tani, si dhe pavarësisht vështirësive dhe sfidave nëpër të cilat ka kaluar gjatë kësaj periudhe, janë arritur rezultate të mira. Po ashtu, Maliqi u zotua se edhe në vitet e ardhshme do të vazhdojë punën me profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet do të kryej të gjitha punët dhe përgjegjësitë pranë SKGJK-së.

Pas prezantimit të detajuar dhe diskutimit të hapur nga anëtarët e KGJK-së, me shumicë votash, është votuar pro vazhdimit të mandatit pesëvjeçar pikërisht të Maliqit.

Related Articles