Juventusi i ka dorëzuar tashmë propozimin përfundimtar Angel Di Maria, por argjentinasi vazhdon pa u përgjigjur.
Sipas shtypit italian, drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ janë gjithnjë më të padurueshëm ndaj anësorit – i cili poashtu është në kontakte me Barcelonën dhe Benfican.
Juventusi i ofroi 34-vjeçarit Di María një kontratë njëvjeçare, me opsion për një sezon tjetër.
Në rast se Di Maria transferohet tek Juventusi, ai do fitojë shtatë milionë euro në sezon.