Drejtuesit e KOK-ut pritën GIZ-in gjerman

Drejtuesit e KOK-ut pritën GIZ-in gjerman

Drejtuesit e KOK-ut, kryetari Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Jeton Beqiri, kanë pritur udhëheqësin e programit “Sporti për Zhvillim të GIZ-it në Gjermani”, Jens Elsner.

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke i falënderuar mysafirët për përkrahjen që po e japin në zhvillimin e Kosovës në fusha të ndryshme, i kanë njoftuar me të arriturat e sportit tonë, në veçanti suksesin historik të vendit tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, përcjell Gazeta “Enigma”.

Të dyja palët kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit përmes projekteve, për çka drejtuesit e KOK-ut kërkuan mbështetje në projekte të ndryshme që GIZ ndan për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Në emër të GIZ-it, Elsner shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me KOK-un , derisa hapa konkret pritet të merren me realizimin e projekteve të përbashkëta gjatë vitit të ardhshëm.

Në takim ishin edhe këshilltarja e programit Sporti për Zhvillim të GIZ-it në Gjermani, Dina Klingmann, koordinatori i projektit për Ballkanin Perëndimor, Afrim Iljazi, si dhe nënkryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Oruqi./Gazeta “Enigma”/

Related Articles